Rodriguezi humb vendin e titullarit në Milan, e ardhmja në Gjermani

22 tetor 2019 | 11:36

Prej kohësh i kritikuar dhe tashmë jo më titullar te Milani, Ricardo Rodriguez pritet të rikthehet në Gjermani.

Për mbrojtësin zviceran drejtuesit kuqezinj nuk do të refuzonin oferta të rëndësishme dhe një të tillë pritet ta bëjë Borussia Dortmundi që po kërkon përforcime për krahët e mbrojtjes. Rodriguezi ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin dhe me një ofertë prej 15 deri në 17 milionë euro palët do ta arrinin marrëveshjen që do t’i kënaqte të dyja klubet.

Për mbrojtësin 27-vjeçar do të ishte një rikthim në Bundesliga aty ku ka shkëlqyer më parë me Wolsfsburgun, ndërsa te Milani nuk arriti asnjëherë të shfaqej deçiziv në këta tre sezone.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se ka bllokuar katër operacione…