Rodrygo konfirmon pensionimin e Neymarit nga Brazili: Dëshiron që unë të marr numrin 10

19 qershor 2022 | 09:13

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes, e ka pranuar se është i afërt me yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar, i cili ia ka ofruar numrin 10 te kombëtarja e Brazilit.

Neymar kishte lënë të kuptohet tashmë se finalet e 2022-s mund të jenë të fundit për të me kombëtaren Selecao.

Duket se Neymari ua ka transmetuar atë mesazh apo vendim edhe bashkatdhetarëve apo bashkëlojtarëve.

Ylli i Real Madridit, Rodrygo, me sa duket është në linjë për të trashëguar fanellën ikonë me numrin 10, pasi ka zbuluar se Neymari ia ka ofruar atë.

“Neymar më tha ‘Tashmë po largohem nga kombëtarja dhe 10 është e jotja’”, ka thënë fillimisht Rodrygo për Podpah.

Fotomontazh: Neymar duke ia dhuruar fanellën Rodrygos

“As nuk dija çfarë t’i thosha. U turpërova, qeshja dhe nuk dija as çfarë të thosha siç duhej”.

“I thashë se duhet të luajë edhe pak, se nuk doja që ai ta bënte këtë tani. Dhe më pas ai qeshi”, përfundoi sulmuesi i Realit. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishin nga i njëjti qytet dhe bashkëmoshatarë. Kishin studiuar në…