Rogova e Hasit së shpejti bëhet me Shtëpi të Kulturës
Është vënë gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Rogovë të Hasit, një projekt ky tejet jetik dhe i shumëpritur nga banorët e këtij regjioni.
Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi.
Duke folur para banorëve të Rogovës, Gjini ka thënë se është i gëzuar që ky projekt kaq i rëndësishëm po nis në Rogovë.
Ndërsa ministri Kujtim Gashi ka thënë se ky është projekti i parë që Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport është duke nisur në Komunën e Gjakovës.
Projekti për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës është financuar në tërësi nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa lokacioni është siguruar nga vet banorët e fshatit Rogovë.