Rogova: Vëllaznimi s’ka nevojë për barazh

16 maj 2018 | 11:03

Sulmuesi Dardan Rogova ka shprehur optimizëm para ndeshjes kryesore në këtë edicion kundër Gjilanit. Vëllaznimit i duhet fitorja për ta siguruar barazhin, të cilën Rogova beson se do ta arrijë. “Gjilani ka një skuadër mjaft të mirë me lojtarë cilësorë, por të gjithë jemi optimistë se do t’ia dalim ta sigurojmë mbetjen në Superligë, pasi do të luajmë në fushën tonë dhe me ndihmën e tifozëve ky synim nuk është i vështirë për t’u arritur, prandaj Vëllaznimi nuk ka nevojë për barazh”, ka thënë Rogova.

Pavarësisht se deri para një jave skuadra e Vëllaznimit është paraparë se do të luajë në barazh, tash gjerat kanë ndryshuar dhe në skuadër kuqezi optimizmi është i madh se Vëllaznimi nuk do të ketë nevojë të luajë në barazh për ta siguruar mbijetesën në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Aktualisht ky klub ka dy pikë më pak se skuadra e Gjilanit, me të cilën do të përballet në xhiron e fundit në Gjakovë.

Sulmuesi Dardan Rogova ka thënë për “Epokën e re” se kundërshtari i tyre është i vështirë, por pret fitore. “Gjilani ka një skuadër mjaft të mirë, me lojtarë cilësorë, por të gjithë jemi optimistë se do t’ia dalim të sigurojmë mbetjen në Superligë, pasi do të luajmë në fushën tonë dhe me ndihmën e tifozëve ky synim nuk është i vështirë për t’u arritur, prandaj Vëllaznimi nuk ka nevojë për barazh”, ka thënë Rogova.

Skuadra e Vëllaznimit, pavarësisht prej disa krizave, e ka pasur një edicion të suksesshëm në futbollin e Kosovës, pasi arriti të kualifikohet edhe në finale të Kupës, ku përballë do ta ketë skuadrën e Prishtinës. Lidhur me synimet e kuqezinjve të Gjakovës në këtë garë, Rogova premton se do të ketë befasi. “Favorit në letër për finalen e Kupës është Prishtina, por ne do të përgatitemi ta befasojmë kundërshtarin që duhet ta dijë se nuk do ta ketë të lehtë ta rrëmbejë trofeun e Kupës. Kemi treguar një edicion të mirë në këtë garë dhe nëse triumfojmë do të ishte e meritueshme”, ka shtuar ai.

Në fund futbollisti me përvojë të madhe foli edhe për ndryshimet në shtabin teknik, ku në vend të Arsim Gojanit është angazhuar trajneri Gani Sejdiu. “Trajneri i ri na ka ndihmuar shumë psikikisht, pasi është një trajner shumë i mirë dhe ka përvojë si ta përgatisë ekipin për ndeshje të rëndësishme siç i kemi tash me Gjilanin në kampionat dhe në finale të Kupës ndaj Vëllaznimit”, ka deklaruar Rogova.

Skuadra e Vëllaznimit në këtë edicion në elitën e Kosovës ka zhvilluar 32 ndeshje dhe ka regjistruar 10 fitore, 13 barazime dhe 9 humbje.

(Veton ZYMBERI)  

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini,…