Rohani shkarkon shefin e Bankës Qendrore pas kandidimit për president
Presidenti iranian Hasan Rohani ka shkarkuar udhëheqësin e Bankës Qendrore të Iranit Abdolnaser Hemmatti, sepse ai është duke garuar për president në zgjedhjet e qershorit.
Reuters ka cituar Hemmattin të ketë thënë se Rohani i ka thënë përmes një bisede në një rrjet social se, “nëse garoni, ju nuk mund të mbani pozitën e shefit të bankës, sepse kjo gjë prek politikat monetare”.
Hemmatti ka treguar se i ka thënë Rohanit që “për të nuk është problem vendimi i tij”.
Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane kanë thënë se zëvendës-shefi i Organizatës për Buxhet dhe Planifikime Hamid Pourmohammadi ka hedhur poshtë raportimet se ai ka zëvendësuar Hemmattin si guvernator të Bankës Qendrore.
Hemmatti është një prej shtatë kandidatëve që u është miratuar kandidimi nga Këshilli i Gardianëve, për zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit.
Rohani nuk mund të garojë, pasi ka mbajtur pozitën e presidentit për dy mandate radhazi.