Rohde: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit
18 tetor 2024
| 12:58
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.
Ai kështu është shprehur gjatë diskutimit të mbajtur të premten për Procesin e Berlinit, raporton “Kosovapress”.
Rohde ka thënë se qëllimi kryesor është tregu i përbashkët rajonal.
Ambasadori gjerman, sërish ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka njoftuar se nga 1 janari i 2025-s do të heq njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën.