Rohde: Ajo çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon

15 janar 2025 | 11:59

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar në platformën “X” me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut.

Rohde ka thënë se ajo që ka ndodhur në Reçak është fakt, dhe se krimet e ndodhura janë dokumentuar mirë nga organizatat e huaja si trupat e OKB-së dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se mohimi i krimeve të ndodhura është mosrespektim për kujtimin e viktimave, mban plagët e hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal.

“Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka vizituar korporatën më të…