Rohde: Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës

23 tetor 2024 | 13:23

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është i kënaqur që ishte bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci në panairin “Agri-Rinew 2024” në Prishtinë.

Ai ka thënë se bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës

“Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës. Jam i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë që është vendosur të nxisë inovacionin dhe rritjen rurale! Së bashku për një të ardhme të qëndrueshme”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) miratoi të mërkurën e 23 tetorit Agjendat…