Rohde: Gjermania është partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt BE-së
20 tetor 2021
| 10:41
Raporti i Progresit i është dorëzuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Raporti atyre u është dorëzuar nga shefi i BE-së në Kosovë.
E në lidhje me këtë, ka reaguar në një postim në “Twitter”, ambasadori gjerman në vend, Jorn Rohde. Ky i fundit ka thënë se Gjermania vazhdon të jetë një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.
“Gjermania vazhdon të jetë një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai.