Rohde: Gjermania mbështet anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

29 nëntor 2022 | 15:15

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Rohde, këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që ka pasur të martën bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi – Musliu dhe Besnik Tahiri.

“Takim shumë interaktiv me shefat dhe deputetët e Republikës së Kosovës Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri nga delegacioni parlamentar i KE-së në Kuvend. Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo s’kishte asnjë kontakt me topin në golin e…