Rohde i kërkon Kurtit sa më shpejt të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit

10 prill 2025 | 14:37

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, mbrëmë është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Në një postim në platformën “X”, Rohde ka falënderuar Kurtin për një takim produktiv që patën, sipas tij.

Ai ka kërkuar nga Kurti që sa më shpejt të punohet në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendi të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re.

“Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës”.

“Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është përgjigjur me “s’e…