Rohde: Kemi kërkuar nga Serbia ta arrestojë Radojçiqin, nuk ndodhi

24 maj 2024 | 08:24

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij ka kërkuar nga Serbia arrestimin e Millan Radojçiqit, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ai në “Debat Plus” tha se Serbia duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë.

“Gjatë gjithë kohës kërkojmë nga Serbia arrestimin e udhëheqësit të supozuar  Radojçiq, kjo nuk ka ndodhur ende. Serbia nuk ka hapur asnjë kllaster për anëtarësim që disa vite. Ka diskutime intensive, Serbia është përfshirë në detyrimet e marrëveshjet e Ohrit e Brukselit, janë futur në kapitullin 35, janë vendosur detyrat e shtëpisë. Masat janë vendosur për mosveprimeve apo mosdëgjimit të keshillave tona. Jemi në favor të largimit gradual”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka thënë se…