Rohde kërkon që menjëherë të nis peticioni për largimin e kryetarëve edhe në Zveçan e Zubin Potok

18 janar 2024 | 20:00

Pas nisjes së peticioneve – në bazë të Udhëzimit Administrativ – për largimin e kryetarëve shqiptarë legalë (ndonëse jolegjtimë) në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka kërkuar që ky proces të nis “menjëherë” edhe në Zveçan e Zubin Potok.

Rohde, duke rishpërndarë të njëjtin mesazh dhe thirrje nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishitnë, Thomas Szunyog, tha se e miraton të njëjtën deklaratë “plotzemerësisht”.

“Duke miratuar me gjithë zemër deklaratën e kolegut tim, Thomas Szunyog! Është thelbësore që procesi i mbledhjes së nënshkrimeve të kërkuara të fillojë menjëherë dhe të shpaloset pa probleme edhe në dy komunat tjeera të mbetura”, ka shkruar Rohde në “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD), në emisionin “FIVE” në…