![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/dch.jpg)
Rohde: Liberalizimin e vizave për kosovarët Gjermania e kishte futur në agjendën e BE-së më 2020
Ambasdori gjerman Jorn Rohde ka takuar sot anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Në diskutimin për liberalizimin e vizave, Rohde ka thënë se Gjermania e kishte vënë këtë çështje në agjendën e BE-së gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së në vitin 2020, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu, ai ka theksuar mbështetjen e Gjermanisë për rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe mbështetjen e Gjermanisë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Siç njofton ambasada gjermane, Rohde dhe anëtarët e komisionit diskutuan për klimën e investimeve në Kosovë si dhe për projektet e vazhdueshme në Kosovë të mbështetura nga qeveria gjermane në fusha të tilla si bashkëpunimi zhvillimor dhe investimet gjermane në energjinë e gjelbër dhe deponimin e ujërave të zeza.
“Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren është shembull parësor për të nxitur më tej investimet gjermane dhe për të kontribuar në arsimin profesional, si dhe në gjenerimin e vendeve të reja të punës në Kosovë”.