Rohde: Pajtohem me Chollet, Asociacioni duhet të themelohet në linjë me Kushtetutën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e vendit.
Rohde këtë e ka deklaruar në ‘Twitter’, duke thënë se qëndron një linjë me Këshilltarin e Lartë të DASH-it, Derek Chollet, për çështjen e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit.
“Pajtohem tërësisht me Chollet që tani është koha për implementimin e të gjitha Marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e Kosovës. Ende nuk ka propozim nga ana e Kosovës për këtë”, ka deklaruar Rohde.
Ai ka kërkuar nga ana e serbëve që të integrohen në institucionet e Kosovës.
“Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE/SHBA janë plotësisht në një linjë në këtë aspekt!”, ka përfunduar Rohde.
Fully agree with @CounselorDOS Chollet that it is high time for all Brussels‘ agreements to be implemented swiftly, including establishing ASM in line with 🇽🇰 constitution. A Kosovan proposal is still not there. 1/2 https://t.co/1yHbB6xmU6
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 12, 2023