Rohde: Përkushtimi i qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes

27 shtator 2024 | 16:42

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit.

Rohde ka thënë se ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë të Planit të BE-së të Rritjes

“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive”.

“Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka  shkruar Rohde në platformën “X”.

Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

Në këtë takim, Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë dialogun e Brukselit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një superkompjuter i Opta-s ka parashikuar renditjen përfundimtare të Premier…