Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE-së një ditë

09 maj 2024 | 14:37

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Europës në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë.

Ai tha se Europa për të simbolizon liri, prosperitet e paqe dhe se pa Ballkanin Perëndimor projekti i BE-së është i pakompletuar.

“Dhe BE mendoj që është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale. Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces”, shkroi ai në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën, për…