Rohde sikur Hovenier, i drejtohet qeverisë: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni, kjo kurrë nuk është ide e mirë

28 nëntor 2024 | 19:55

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka deklaruar se nuk duhet të fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet.

Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.

Ambasadori gjerman në një intervistë ekskluzive për RTV21, ka folur edhe për raportet e Gjermanisë dhe Kosovës, për draftin e Asociacionit dhe Gjykatën Kushtetuese, për Këshillin e Evropës dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore…Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në. Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni. Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha Ambasadori Jörn Rohde në Click të RTV21.

Deklaratë të njëjtë kishte dhënë edhe ambasadori amerikan, Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar për ish…