Rohde: S’mjafton një version, Kosova ka obligim ta hartojë draft-statutin për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova ka obligim ta hartojë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I pyetur nga gazetarët se kush do të mund ta hartonte draft-statutin më të mirë, Rhode ka thënë se është vetë Kosova ajo që mund ta bëjë këtë.
“Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ideje konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode, pas takimit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Ndërsa i pyetur për kompaninë “Visametric”, e cila i obligon qytetarët të paguajnë 30 euro për kthimin e pasaportës, Rhode nuk ka dhënë ndonjë koment. Po ashtu, ai nuk është përgjigjur nëse duhet t’i merret licenca kësaj kompanie.