Rohde: Sulmi i tmerrshëm terrorist shton nevojën urgjente për vazhdim të dialogut
Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka nënvizuar nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Kështu ka thënë Rohde pas sulmit të cilin ai e ka cilësuar si “kriminal dhe terrorist”, ndaj Policëve të Kosovës në Banjskë.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.
Ndryshe, një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Sunday's heinous criminal and terrrorist attack against Kosovo law enforcement officers underlines the urgent need to continue Dialogue talks and the implementation of the Ohrid agreement now https://t.co/Qk0TBXuUn3
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 26, 2023