Rohde: Të drejtat e LGBTQI+ nuk duhet të ndryshohen, ata duhet të inkurajohen
04 qershor 2024
| 15:29
Ambasadori gjerman, Joern Rohde, në një postim në platformën “X” është shprehur i emocionuar që Java e Krenarisë në Kosovë ka filluar.
“Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore. Ata nuk duhet të ndryshohen, ata duhet të inkurajohen”, është shprehur ambasadori gjerman Rhode.
Ai ka falënderuar Albulena Haxhiun, Mimoza Kusari-Lilën dhe kolegët e tyre për fjalimet e dhe vendosmërinë për kauzën e hapjes së sotme.
Çdo vit në prag të Javës së Krenarisë ka shumë reagime nga ambasador të huaj dhe vendas.