Rohde uron Osmanin për çmimin, kërkon që të ruhet liria e medies

13 shtator 2024 | 10:50

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për fitimin e çmimit “M100”.

Në shkrimin e tij, Rohde ka vlerësuar se ky çmim njeh përkushtimin e Osmanit ndaj lirisë së medias.

“Urime për presidenten Vjosa Osmani për marrjen e çmimit M100 Media në Potsdam në Gjermani! Ky çmim jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyçe e çdo demokracie – por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj!”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, nënpresidentja demokrate…