Rohde: Zgjedhjet demokratike dhe pluralizmi janë kyçe për demokracinë në Kosovë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se ka zhvilluar takime me krerët e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në “X”, ai ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve demokratike dhe pluralizmit të partive për forcimin e demokracisë.
Rohde ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë çdo qeveri të ardhshme të Kosovës, duke ruajtur partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.
“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde.
In recent days, I met with heads of political parties running for the upcoming Kosovar elections.
Democratic elections and the plurality of parties are key for our democracies.
Germany will continue its close partnership with any future Kosovar government.
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/PJOGXAG5mr— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 5, 2025