ROI Academy, qendra që përmes trajnimeve po i afron të rinjtë me tregun e punës
Edukimi joformal është e tashmja dhe e ardhmja e zhvillimit profesional, prandaj edhe shumë të rinj janë orientuar drejt zhvillimit të shpejtë në karrierë, që në kohë rekord po i afron me tregun e punës, njofton Scanner.
ROI Academy është një ndër qendrat më të mëdha për ofrim të trajnimeve profesionale në trojet shqipfolëse, si për nga numri i studentëve, ashtu edhe për nga lloji i trajnimeve.
Pas një vitit tejet të suksesshëm me më shumë se 450 studentë që përfunduan trajnimet dhe praktikën profesionale, ROI Academy ka filluar vitin 2021 me një mori ofertash ekskluzive për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të marrin shkathtësi shtesë, të pasurojnë CV-në dhe t’i shtojnë vetes kompetenca e përparësi në tregun e punës.
Veçoria më e madhe e kësaj akademie është fakti që trajnimet ofrohen për profesionet aktualisht më të kërkuara në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, dhe mbi të gjitha, kurrikulat ndryshojnë në varësi të kërkesave dhe nevojave të tregut.
Trajnimet në të cilat ROI Academy ka përqendruar aktivitetin janë: Marketing Digjital, Dizajn Grafik, Siguri Kibernetike, Web Development dhe Java.
Përpos ofrimit të trajnimeve, akademia ju ofron pjesëmarrësve edhe certifikim, punë praktike dhe referencë pune, si dhe konsulencë përgjatë gjithë rrugëtimit profesional.
Për t’u njoftuar më shumë me mundësitë që ROI Academy ofron për ngritjen profesionale në karrierë, mund të kontaktoni direkt me akademinë përmes rrjeteve sociale: