“ROI Academy” u mundëson të rinjve certifikim për marketing digjital që njihet në mbarë botën

22 korrik 2020 | 18:51

Qendra e trajnimeve, “ROI Academy”, ka arritur marrëveshje me New York Marketing Association, falë së cilës, kushdo që dëshiron të specializohet në Marketing Digjital (Social Media Management, SEO, Google Ads dhe Email Marketing), tashmë mund të pranojë certifikatë të dyfishtë ndërkombëtare, që njihet dhe vlen në çdo shtet të botës.

Një marrëveshje e tillë u jep të rinjve mundësi që drejtpërdrejt të qasen jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtar të punës.

Njoftimin për këtë partneritet e ka bërë qendra e trajnimeve:

“Tani nga New York Marketing Association mund të merrni certifikim për Marketing Digjital të njohur ndërkombëtarisht.

ROI Academy ka lidhur partneritet me New York Marketing Association, përmes të cilit të gjithë pjesëmarrësit që përfundojnë trajnimin në ROI Academy, do të marrin certifikatë ndërkombëtare.

Drejtori ekzekutiv i ROI Academy, Arb Abdyli tregoi se të gjithë entuziastët për të mësuar fushat e marketingut digjital, tani do të kenë mundësi që të trajnohen në Kosovë, të marrin certifikatë nga NYMA dhe ROI Academy, si dhe t’i aplikojnë njohuritë në cilindo vend të botës”, thuhet në njoftim.

Qendra e trajnimeve, ROI Academy, ka përshtatur formën e vet të të mësuarit me situatën momentale që po mbretëron në Kosovë dhe në gjithë botën, duke e transformuar formën e të mësuarit në 100% formë online, por duke e ruajtur plotësisht cilësinë dhe përbmbajtjen e trajnimeve./Scanner/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënë, Motërmadhja ka ra në shtratin e pagojë Përpiçet me…