Roland Garros: Swiatek i ‘shpëton’ eliminimit, avancojnë Alvaraz, Sinner e Tsitsipas
Ka nisur raundi i dytë i grand slam të Roland Garros, ku emocionet nuk kanë munguar. Numri 1 në botë për femra, Iga Swiatek, rrezikoi eliminimin në përballjen ndaj japonezes Naomi Osaka. Swiatek fitoi 2-1 (7-6, 1-6, 7-5), pasi anulloi një “match point” të rivales në setin e tretë.
Në raundin e dytë avancon edhe tensitja amerikanei Cori Gauff, që mundi 2-0 Tamara Zidansek. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Sofia Kenin e Ons Jabeur. Te meshkujt, fitore e vuajtur për spanjollin Carlos Alcaraz, që fitoi 3-1 (6-3, 6-4, 2-6, 6-2) ndaj Jesper de Jong. Në raundin e tretë avancon edhe italiani Jannik Sinner, numri 2 në botë, që mundi 3-0 (6-4, 6-2, 6-4) Richard Gasquet.
Fitore e vështirë edhe për grekun Stefanos Tsitsipas, që mundi 3-1 Daniel Altmaier, ndërsarusi Andrey Rubel eliminoi Pedro Martinez. Në raundin e tretë shkon edhe Pavel Kotov.