Roli i Besim Halilajt në themelimin e Federatës së Gjimnastikës në Kosovë dhe shembulli që la për drejtuesit e rinj të këtij sporti

11 shkurt 2025 | 14:52

Fjalimi i mbajtur nga kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, Dr. Besim Halilaj në ditën e mbajtjes së Kuvendit të Punës dhe atij Zgjedhor.
“Epoka e re” sjell të plotë fjalimin e Kryetarit Halilaj.
• Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës,
• Të nderuar përfaqësues nga Departamenti i Sportit,
• Të nderuar përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës,
• Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotëri,

• Më lejoni që fillimisht të ju përshëndes dhe të ju falënderoj për prezencën tuaj në Kuvendin e Punës dhe atë Zgjedhorë të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës sot me datë 19 janar 2025.

• Në dhjetorin që sapo kaloi me datë 12.12.2024 FGJK pati ditëlindjen e 12-të duke kutjuar pas në kohë sfidat, përpjekjet, ballafaqimin me realitetin në një kohë e cila ishte e vështirë por, që në vehte përmbante një ideal i cili buronte nga brendësia e zemrës që Kosova të themelonte Federatën e Gjimnastikës.
U bë shumë punë, shumë përkushtim, shumë përpjekje sepse në fillim gjithçka mungonte përveç dëshirës dhe vullnetit që të kemi këtë Institucion.

Kishte zëra skeptik për aktivitetin tonë, disa zëra madje edhe e mohonin ekzistencën tonë, ndonëse ne punonim të mbyllur në salla duke pastruar vegla, duke improvizuar rekuizita dhe duke shfletuar materiale trajnimi, edukimi, libra, kode, rregullore e websajte, ndërkaq përditë e më shumë në Kosovë gjimnastika po rritej.

Institucionet vendore: Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, Departamenti i Sporteve, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit bënë maksimumin e tyre që Gjimnastika të merr vendin e merituar.
FGJK u Licencua nga MKRS për herë të parë me datë 29 Janar 2014

Arritën edhe pranimet ndërkombëtare.
Me të drejta të plota në FIG, FGJK u pranua me 29 dhe 30 Tetor 2014 në Tashkent të Uzbekistanit. Ndërsa në UEG me të drejta të plota FGJK u pranua me 20 dhe 21 Nëntor 2015 në Bratislavë të Sllovakisë.

Për Federatën e Gjimnastikës u hapën dyert e mundësive dhe gradualisht, me përkushtim dhe pasion po dëshmonim se kemi njerëz që duan ta zhvillojnë gjimnastikën pavarësisht sfidave.
Në vend po konsolidoheshim ndërsa në takimet ndërkombëtare bënim përpjekje maksimale që Kosova të njihet si një Shtet i Ri me perspektivë dhe të përkushtuar për Gjimnastikën.

Zhvilluam klube, realizuam programe trajnimi, përgatitëm kapacitete njerëzore, investuam në pajisje dhe mjete konkretizuese

Si rezultat i përpjekjeve, vendin tonë filluan ta vizitonin shumë njohës trajner e gjyqtar të gjimnastikës dhe përfaqësues të gjimnastikës nga vende të ndryshme si nga Kroacia, Sllovenia, Turkia, Anglia, Portugalia, Polonia, Izraeli, Ukraina, Gjermania, Japonia, Italia etj.

Përkushtimi për ngritje të cilësisë në vend hapi horizonte të reja, kushtet për organizimin e eventeve vendore po hasnin në vështirësi në mungesë të hapësirave adekuate dhe të dedikuara për Gjimnastikë.

Nga takimet ndërkombëtare drejtuesit e FGJK-së hartuan një plan bashkëpunimi ndërmjet FIG dhe FGJK, MKRS dhe Komunave të Kosovës për investime të përbashkëta.

* Komunat do të ofronin tokën për ndërtim së bashku me dokumentet përcjellëse siç janë destinimi i parcelës, lejet relevante etj,

• MKRS do të realizonte planifikimin dhe ndërtimin e Sallave,

• FIG do të investonte të gjitha veglat gjimnastikore aq salla sa mund të ndërtonte MKRS bashkë me Komunat.
Nga këto takime Komuna e Fushë Kosovës ka realizuar planin duke ndarë parcelën për Sallën e Gjimnastikës së bashku me dokumentet e nevojshme.

• MKRS ka realizuar planin e detajuar të Sallës së Gjimnastikës për Fushë Kosovë të cilin projekt në detaje e kanë prezantuar para drejtuesve të FGJK-së dhe sipas procedurave Projekti do të vazhdoj drejt realizimit, ndërsa FGJK do të ketë kushte për veprim profesional dhe organizime të niveleve të larta vendore dhe ndërkombëtare.

• Për më tepër nga aktivitetet dhe angazhimet e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe zotimit të Institucioneve Qendrore të vendit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Gjimnastika si disiplinë Sportive Olimpike do të jetë përfituese e infrastrukturës afatgjatë me këtë rast një epokë premtuese po e pret këtë sport.
• Deri në realizimin e projekteve të filluara, jemi të përkushtuar që FGJK të rrugëtoj suksesshëm drejt objektivave tona të çarta dhe të përbashkëta.
• Investimi në shkollim, investimi në ngritje profesionale, investimi në trajnime dhe kampe stërvitore, investimi në brezat e ri, dhe mbështetja në vlera të mirëfillta janë një garanci e suksesit dhe vlerë bashkëkohore që do ti rezistoj kohës.
• Trajnerët vazhdimisht morën përgjegjësi, dhe së bashku me Bordin po bënin planifikimet për pjesëmarrje Ndërkombëtare. Kosova fillon paraqitjet në, Consport Italia, Shallamunov Slloveni, Horizon Cup Greqi, Kampionat Ballkanik Bullgari, Kampionat Europian Rimini, ngjarje tjera në Gjermani, Portugali etj. Nga këto ngjarje Ndërkombëtare gjimnastet të udhëhequr nga Trajnerë të suksesshëm sollën medaljet e para Kosovës duke dëshmuar se jemi në rrugën e duhur.

Cila është forca më e madhe që FGJK mbështetet fortë? Është vizioni i kjartë që e kemi para vetes, vlera e unitetit brena Organizatës që e kemi krijuar ndër vite, puna dhe vendimmarrja në grup.

Steve Jobs ka thënë:
“Gjëra të mëdha në biznes asnjëherë nuk bëhen nga një person. Ato bëhen nga një ekipë e njerëzve”.
• Sot Federata e Gjimnastikës gjendet para një procesi të ri zgjedhor për 4 vitet e ardhshme duke rrugëtuar ngadalë por sigurt drejt objektivave tona të përbashkëta për zhvillim, cilësi dhe përfaqësim me respekt të vendit kudo që FGJK prezanton.

• Si iniciues, bashkëthemelues me ju, dhe si Kryetarë i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës ndjehem i privilegjuar që pata këtë fat të iniciojmë së bashku me shumë student, profesor dhe entuziast themelimin e Federatës së Gjimnastikës dhe kryesimin e saj deri më tani me nderë dhe krenari.

• Sado i vogël që është ky kontribut, më përmbushë një premtim që kisha si i ri për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë për Liri, se vendit për të cilin ata u flijuan, vetëm të mira do t’i sjellë.
• Nuk do të kandidohem më për Kryetar, do të vazhdoj kontributin tim në hulumtime shkencore dhe profesionale, vlerat e krijuara më bëjnë të besoj se drejtuesit e rinj të FGJK-së do ta trasojnë rrugën tonë edhe më me sukses.
• Le të kuptohet se Institucioni i krijuar i takon Shtetit ndërsa individët u shërbejnë atyre.
Për të gjitha sukseset tona nuk mund të kaloj pa falenderuar secilin veç e veç për të gjithë kontributin e dhënë, Trajner, gjimnaste, gjimnast, student, profesor, Institucione dhe jo vetëm, duke mos i harruar ata të cilët i kisha krahë dhe besim.

Po e përmbylli me citimin e Nikolas J KUPERUS (1842-1928)
• “Ideali im është ai që un përfytyroj, dhe unë përfytyroj atë moment kur kampionatet do të marrin përpjetë, gjimnastët do të kënaqen duke arritur shpërblimin e përpjekjeve të tyre me një çmim të rrallë në barazi me shëndetin, forcën, shkathtësinë dhe admirimin”.

• U jam mirënjohës të gjithëve
• Kontributi im do të jetë sa herë që kërkohet.
• Ju Faleminderit
• Me respekt, Besim Halilaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radja Nainggolan ka thyer heshtjen, dy javë pas arrestimit në…