Roli i Britanisë së Madhe në Luftën e Dytë Botërore

27 janar 2020 | 11:23

Prof. msc. Shemsi Osmani

Në Luftën e Dytë Botërore Britania e Madhe ishte i vetmi vend evropian që ishte në luftë me Gjermaninë naziste dhe mbeti e papushtuar nga ajo. Të gjitha shtetet e tjera ose ishin pushtuar, ose ishin rreshtuar me forcat e boshtit duke u bërë satelit të tyre!

 

Përpjekja e Britanisë së Madhe që ta parandalonte Luftën e Dytë Botërore!

Para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, Britania e Madhe kishte provuar diplomacinë preventive, duke u munduar ta ndalonte Hitlerin në planet e tij. Prandaj kishte dërguar në Berlin kryeministrin Richard Chamberlain! (1937 – 1940) i cili është i njohur për politikën e tij të jashtme të pajtimit, duke bërë përpjekje për ta zgjidhur krizën ai vizitoi Hitlerin në malin e tij privat në Berchtesgaden, aty ku ai hartonte në qetësi planet e tij pushtuese.

Në vazhdën e përpjekjeve për ta ndalur Hilerin këshillohej edhe shtypi britanik, që në opinionin publik ta paraqiste Hitlerin si një lider të paqes. Duke provuar që edhe në këtë mënyrë të ndikohej në personalitetin e tij për ta ndërruar kahun e planeve të tij. Kështu këshillonte ambasadori britanik në Gjermani, Nevile Henderson, i cili, po ashtu, shfrytëzoi çdo mundësi të kontakteve të tij me Hitlerin që ta bindë atë të zgjidhte rrugën e paqes, ambasadori Henderson nuk u ndal nga përpjekja e tij, deri në ditën e fundit kur Gjermania nuk pranoi ultimatumin e qeverisë britanike për tërheqje nga Polonia.

Diplomacia britanike, duke u munduar ta ruante paqen, shkoi deri aty sa kryeministri britanik Sir Neville Chamberlain, në kthimin e tij nga bisedimet me Hitlerin, në Aeroportin Heston të Londrës, më 24 shtator 1938 deklaron se: (Kam sjell me vete kushtet e një plani), që më vonë do të quhet “Marrëveshja e Munihut”, ndërsa Britania e Madhe do të “pajtohej” që Gjermania t’i aneksonte Krahinat Sudete të Çekosllovakisë (tani Republika e Çekisë dhe Republika e Sllovakisë). Kjo ishte edhe një përpjekje për qetësimin e Hitlerit. Por Hitleri nuk u ndal me kaq, planet e tij ishin shumë më të mëdha dhe më të frikshme.

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Britania e Madhe

Pas gjithë këtyre përpjekjeve britanike për paqe, Hitleri përsëri hodhi hapin e pushtimit dhe më 1 shtator 1939 sulmoj Poloninë. Por këtë akt Britania nuk mundi ta kapërdinte dhe më 3 shtator 1939, së bashku me Francën, i shpallën luftë Gjermanisë Naziste. Pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë kryeministri Chamberlain iu drejtua qytetarëve britanikë nëpërmjet BBC-së, duke thënë se ishte i trishtuar sepse “lufta e gjatë për të fituar paqen kishte dështuar”. Ai vazhdoi: “Nuk besoj se mund të kisha bërë diçka tjetër që do të ishte më e suksesshme”, burimi BBC.

Në këto rrethana u formua një kabinet i luftës

Kabineti i Luftës përbëhej nga nëntë anëtarë dhe në këtë përbërje ishin edhe dy ministra të rinj, duke përfshirë Winston Churchill si ztr. i parë i Admiralitetit, post që ai mbajti edhe në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Ztr. Hankey bëhet ministër pa portofol, ndërsa ztr. Anthony Eden do të emërohej sekretar i Dominionit, me qasje të veçantë në Kabinetin e Luftës i cili kishte dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Punëve të Jashtme një vit më parë, sepse nuk ishte dakord me politikën e pajtimit të kryeministrit Neville Chamberlain me Gjermaninë hitleriane.

Po ashtu, siç ishte e vendosur për ta ruajtur paqen, Britania e Madhe tregoi vendosmërinë e saj të palëkundur edhe në luftë kundër nazifashizmit. Duke luftuar me Japoninë dhe në të njëjtën kohë mbron: Anglinë, Evropën, Egjiptin dhe Lindjen e Mesme, nga Gjermania e Hitlerit i cili ishte i vendosur të pushtonte të gjithë Evropën kontinentale nga Atlantiku deri në Moskë.

Por kjo e kishte koston e vet, në pesë vjetët e ardhshëm britanikët duhej t’i duronin bombardimet e qyteteve të tyre nga operacionet e forcave ajrore gjermane të ashtuquajtura “Blitz”, që hidhnin bomba dhe raketa mbi civilë. Nga këto bombardime u vranë 60 595 civilë dhe 86 182 u plagosën rëndë.

Në këto rrethana u bë një mobilizimi i shkëlqyer i tërë shoqërisë britanike për rezistencë, por ishte edhe një barrierë natyrore që vështirësonte sulmin tokësor, Kanali Anglez i cili ndan ishullin e Britanisë së Madhe, nga pjesa tjetër e Evropës, kjo specifikë gjeografike ndikoi në formësimin e karakterit të veçantë të popullit britanik.

Vendosmëria britanike u tregua në të gjitha frontet, por vetëmohimi i ushtarakëve britanikë u shqua veçanërisht në dy beteja, që ishin vendimtare: Fitorja e Field Marshal Montgomery në Afrikë, i njohur për vendimet e tij decizive i cili më 23.10.1942 drejtoi operacionin e quajtur “Lightfoot” kundër El Alamein në Egjipt dhe pas 12 ditësh e mori atë, duke zënë 30 mijë rob lufte të Forcave të Boshtit! Kjo ishte goditja e parë e rëndësishme e forcave britanike. Por edhe më i rëndësishëm ishte zbarkimi anglo-amerikan në Normandi. Më 6 qershor 1944, më shumë se 156 000 trupa amerikane, britanike dhe kanadeze sulmuan 50 milje të plazheve të Normandisë në Francën veriore, të mbrojtura fuqishëm nga forcat gjermane. Ky operacion i cili ishte pikë kthese kritike në Luftën e Dytë Botërore. Nga aty filloi çlirimi i Evropës nga pushtuesit nazistë dhe Gjermania u dorëzua dhe nënshkroi kapitullimin pa kushte më 7 maj 1945, ndërsa Japonia kapitulloj më 2 shtator 1945.

Britania e Madhe në konferencat ndërkombëtare gjatë dhe në fund të LDB-së

Presidenti i ShBA-së, Franklin D. Roosevelt dhe kryeministri britanik Winston Churchill, u takuan më 14 gusht 1941 në Newfoundland (Argjentinë) pas takimit të dy krerëve të shteteve bënë një deklaratë të përbashkët, e njohur si “Karta e Atlantikut”, duke i bërë të qartë opinionit botëror qëllimet e luftës së ShBA-së dhe Britanisë. Karta e Atlantikut garantonte lirinë e popujve, vetëvendosjen dhe zgjedhjen e formës së qeverisjes nga vetë popujt. Po ashtu, në Konferencën e Tehranit (Iran) më 28 nëntor dhe më 1 dhjetor 1943, britanikët propozojnë që një front i dytë të hapej në Ballkan e jo në Evropën Perëndimore! A nuk ishte qëllimi i tyre për ta shpëtuar Ballkanin dhe Evropën Lindore nga pushtimi i ushtrisë së kuqe sovjetike?

Konferenca e Moskës, 9 tetor 1944 dhe përpjekja britanike për t’i shpëtuar vendet e Evropës Lindore nga instalimi komunist sovjetik e deri te marrëveshja me përqindje territoriale të ndikimit sovjetik apo perëndimor. Ndërsa në konferencën e Jaltës nga 4 deri më 11 shkurt 1945, kryeministri britanik Winston Churchill dhe presidenti Roosvelt në takim me Stalinin u munduan që ta siguronin premtimin e Stalinit, për vendosjen e sistemit demokratik dhe zgjedhjet e lira. Stalini kishte premtuar se zgjedhje të “lira” do të ketë, por ai kishte menduar të “lira” sipas mënyrës së tij. Ndërsa përpjekje e veçantë është bërë për ta shpëtuar Poloninë dhe u deklarua se: Do të formohej një Qeveri e Unitetit Kombëtar e përbërë nga komunist dhe jokomunist dhe vetëm pastaj u publikua deklarata e Çlirimit të Evropës. Ndërsa në Konferencën e Potsdamit (Gjermani), 17 korrik 2 gusht 1945, aleatët anglo-amerikanë ishin të alarmuar sepse në Evropën Lindore tashmë komunistët kishin ardhur në pushtet. Nga përpjekja britanike për paqe me Hitlerin e deri te lufta kundër tij dhe fitorja mbi forcat e boshtit mund të konkludojmë se: Britania e Madhe kishte mbajtur qëndrim të drejtë, e cila kundërshtoi pushtimet dhe të gjitha të këqijat që i solli nazifashizmit, duke paguar një çmim shumë të lartë por, njëkohësisht, kishte fituar admirimin e opinionit botëror për rezistencën e bërë dhe gjatë LDB-së ishte shpresë për aleatët se një ditë do t’i vijë fundi edhe makinerisë ushtarake dikur shumë të fuqishme hitleriane. Por edhe në konferencat ndërkombëtare diplomacia britanike si gjatë luftës edhe në përfundim të saj me zgjuarsi provonte ta parandalonte një tjetër të keqe edhe më të madhe! Komunizmin sovjetik që amerikanët vetëm më vonë e kuptuan, vetëm pasi sovjetikët dhe ushtria e tyre e kuqe pushtuan Evropën Lindore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid janë bashkë…