Roli i mediave, i rëndësishëm për parandalimin e aksidenteve rrugore
15 qershor 2021
| 17:06
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka zhvilluar të martën një takim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me ç’rast është diskutuar mbi bashkërendimin e aktiviteteve në sensibilizimin e opinionit për sigurinë në trafik, dhunën në familje dhe parandalimin e narkotikëve.
Mehmeti ka thënë se janë të fokusuar mbi ndikimin e mediave në parandalimin e aksidenteve në trafik dhe koordinimin e aktiviteteve të tjera ndërmjet mediave dhe Policisë së Kosovës.
“Me theks të posaçëm biseduam rreth bashkëpunimit mbi parandalimin e aksidenteve në trafik, punën e përbashkët rreth parandalimit dhe luftimit të krimit, ku mediat kanë një rol shumë të rëndësishëm”, ka thënë pas takimit Mehmeti.