Roli i policisë dhe mediet

09 dhjetor 2022 | 12:30

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

Në shoqërinë tonë demokratike, policia e kryen funksionin e saj themelor duke shërbyer 24/7 në shërbim të ruajtjes së sigurisë në vendin tonë.

Policia e Kosovës e bënë punën ditore dhe operative në mënyrë të shkëlqyer sepse kujdeset në maksimum për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim race apo etnie, janë në shërbim të çdo qytetari që dëshiron rend në Republikën e Kosovës.

Kemi sfida të mëdha këto ditë, por do të kemi edhe në muajt në vazhdim.

Flasë për operimin në veriun e Mitrovicës, prandaj siguria momentalisht është primare për ne sepse kemi të bëjmë me një armik të egër për nga veprimi e qëllimi.

Qëllimi i këtij kundërshtari është destabilizimi ose anarkia në atë pjesë përtej lumit Ibër, erëra të forta po fryjnë, tendenca përmes grupeve kriminale që veprojnë me dirigjime nga dirigjenti i tyre i mirënjohur pushteti Serb janë tejet të nevojshme të kontrollohen e zbulohen.

Serbia synon që të fitoj diçka nga dialogu sepse është fundi dhe këto përfitime synon ti fitoj me destabilizim dhe sabotim klasik të shtetësisë tonë.

Serbia nuk do ti arrijë qëllimet sepse ne nuk veprojmë me emocion, sot kemi mjetet e sigurisë dhe qytetaret e ndërgjegjshëm që bashkëpunojmë me ta ngushtë.

Jemi bashkë një grusht për ndërtuar identitetin multietnik i cili prodhon qetësi për çdo qytetar të ndërgjegjshëm, por nuk falë grupet kriminale që vijnë me influenca Ruse e Serbe në Ballkanin perëndimorë.

Siguria dhe Media

Pothuajse të njëjtin rol sikur se policia në një mënyrë e kanë edhe mediat, sepse ato janë të obliguara që qytetarët t’i informojnë me informime të sakta, objektive, të vërtetë dhe në hapë me kohën.

Është e rëndësishme që lajmi ti kaloj filtrat e vërtetësisë dhe të paraqitet në format që janë më të kuptueshme për opinionin publik dhe qytetarët.

Mediat janë mjeti më i rëndësishëm në demokraci, gazetaret e fotoreporteret kanë fituar luftëra me pasqyrimin që i kanë bërë asaj lufte apo konflikti.

Jo rrallë herë kemi dëgjuar se lufta fitohet me pasqyrimin e së vërtetës, kjo është temë e cila meriton trajtim më të thellë, por është tipike e lidhur me rolin e medias si shtylla e rëndësishme e shoqërisë.

Mediat serioze janë vlerë e demokracisë por kemi edhe media propaganduese joserioze që krijojnë panik e ofrojnë pasiguri te qytetarët.

Kjo është tejet e rrezikshme dhe ato duhet të hetohen prej nga vjen burimi i informatës dhe kush qëndron prapa tyre ose thjeshtë kush i financon.

Pra bëhet fjalë për dy institucione të fuqishme dhe profesionale objektivat e të cilave janë identike, sepse janë në shërbim të publikut/qytetarëve.

Kanë influencë të fuqishme edhe ndikojnë në njëra-tjetra.

Objektivi i mediave është informimi në emër të qytetarëve të cilëve edhe ju shërbejnë në çdo kohë, gjë që është funksioni themelorë i tyre.

Kjo duhet të theksohet doemos për shkakun se liria e mediave dhe qasja e tyre tek informacionet është një prej indikatorëve themelore të funksionimit të demokracisë. 

Policia dhe mediat kanë objektiva të përbashkëta sepse të dy palët punojnë për interesin e qytetarëve.

Sot në shoqërinë bashkëkohore, si rezultat i mjeteve të komunikimit publik/mediave, qeshjet e sigurisë po zënë vend shumë të rëndësishëm, kemi shembullin e luftës Rusi-Ukrainë!

Çdo institucion në Kosovë pra edhe policia përpiqet që nëpërmjet mediave të prezantojnë  tema dhe probleme të shumta operative, duke vlerësuar se mediat mund të ndikojnë në sensibilizimin e opinionit publik dhe në shoqëri, kështu qe do t’i sigurojnë   edhe vetes së saj publicitet të mirë tek qytetarët.

Arsye kjo e cila do të shërbej si forcë themelore dhe si nxitje në veprimin e mëtutjeshme operativ.

Mos harroni që FSK dhe PK janë institucionet më të besueshme tek qytetaret e Kosovës për shumë vite radhazi.

Influenca e Medias

Është e njohur se mediat krijojnë “tema të ditës” politike, duke ndikuar në publik sidomos kur bëhet fjalë  për tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me aspekte të kyçe të rrjedhës së jetës shoqërore.

Gjithashtu në lajmet ditore përfshihen edhe çështjet e sigurisë së qytetarëve, të cilat paraqesin parakushtet dhe kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme në bashkësi.

Vetëm qytetari i lire i cili është i informuar në mënyrë objektive, të saktë, të plotë dhe me kohë do mund të krijoj opionin e tij duke u ndikuar nga informimi i drejt mbi qeshje të caktuara, gjë është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike.

Integriteti i informacionit është i rëndësishëm në shtetet demokratike,

shpenzohet miliona fonde dhe dhurohet çmime për të luftuar “FAKE NEWS”.

Midis titujve kryesore janë edhe ato të sigurisë ky edhe është qëllimi i shkrimit tim pra siguria dhe format të ndryshme të kriminalitetit që ndodhin në vendin tonë.

Roli i medias sonë po konsolidohet çdo herë e më shumë, mediat janë vija e parë e frontit informues që ju servon qytetareve dhe organeve informacione nga fusha e sigurisë dhe lufta kundër kriminalitetit (matan lumit Ibër shembull) duke e luajtur rolin krucial në informimin e opionit publik.

Megjithatë në kërkesat e mëdha të mediave ndonjëherë bëjnë që informacionet të shfrytëzohen në mënyrë shumë rutinore.

Kemi edhe një lloj të lajmit e informacionit që quhet konsumi ditorë, që krijojnë lajme pa interes kolektiv, thjesht për të mbushur boshllëkun e kohës!

Temat mediatike mbi krimet, zbulimi i krimeve, dosjet, operativa e tyre që lidhet kryesisht me policinë zgjojnë vëmendje të madhe tek opinioni, kështu që rubrikat për punën e policisë po bëhen gjithnjë e më të çmueshme për qytetarët.

Kërkesat e publikut për informacione mbi sigurinë, kriminalitetin i ka shtyrë përfaqësuesit e mediave që të hulumtojnë të dhëna të cilat kanë ndikim të  caktuar në qëndrimin e opinionit mbi policinë dhe punën e saj në luftimin e kriminalitetit.

Kështu vijmë deri te marrëdhëniet më të ndjeshme të cilat policia duhet t’i ketë me mediat, nëpërmjet të cilave komunikon me publikun.

Shumë burra dhe gra pa dallim në media, sot e bëjnë punën e tyre shkëlqyeshëm dhe këtu prej fillimit e deri ne mbarim të shkrimit e kam fjalën për media serioze, të paanshme dhe të pavarura.

Shihni ngjarjet matan lumit Ibër, aty janë reporterët/et tanë në borë, në shi në temperatura shumë të ultë dhe në temperatura përvëluese pra në çdo kohë, ata meritojnë respektin maksimal.

Në një mënyrë janë patriotë më të mëdhenj në këto muaj vendimtar për të ardhmen e shtetit tonë, jemi në përfundim të bisedimeve me një shtet “fqinjë” me të cilin kemi probleme shekullore dhe tash dialogut të ndërmjetësuar po i vije fundi dhe në këto situata krijohen turbullira.

Mediat serioze janë ato që raportojnë me zell në çdo moment, informimi jep frytet tek spektri ndërkombëtare që vëzhgon me vëmendje situatën fragjile në veri.

Është kauze fisnike informimi i drejt për situaten në veri, çdo germë lexohet me kujdes e çdo paraqitje vendos momentume!

Policia është ajo që kryen punën operative dhe puna policore është punë kryekëput operative e planifikuar dhe kështu edhe duhet të jetë sot e gjithmonë.

Tendenca për ta përshkallëzuar situatën me veprime tinëzare nga kundërshtari i egër do të jetë tema e ditëve në vazhdim, profesionalizmi i dy palëve (Polici-Media) që i kemi të ekspozuara atje është jetike për  sigurinë e qytetareve të veriut.

Policia ka punët dhe detyrat e veta specifike sepse merret me punë specifike, ata duhet ta punojnë punën e tyre të qetë dhe të mos ndikohen nga emocionet e momentet në këtë sfidë për gjithë pjesëtarët e saj.

Oraret e stërzgjatura krijojnë plogështi por edhe vigjilencë të madhe, testi i këtyre ditëve na radhit në nivele ndërkombëtare për ruajtjen e sigurisë.

Këtu nuk ka kompromise, policia duhet të respektohet në maksimum dhe ruajtur me informim e besim të plotë e cila vjen nga qytetaret dhe mediat e mirëfillta Kosovare.

Bashkëpunimi i policisë me mediat nënkupton shtyllë për demokracinë dhe çelësi i suksesit për shtetin tonë, Republikën sovrane të Kosovës.

Mitrovicë 09.12.2022

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Mursel Mehmeti është kthyer me sukses te Besa Famgas.…