![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/deliu.jpg)
Roli i qeverisë nuk është për t’i shpjeguar situatat, por për t’i menaxhuar ato
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se qeveria Kurti është e paaftë për ta menaxhuar krizën energjetike dhe rritjen e inflacionit.
Ajo ka thënë se roli i qeverisë nuk është për t’i shpjeguar situatat, por për t’i menaxhuar ato.
“Duke qenë e paaftë t’i menaxhojë situatat e prodhuara nga kriza e energjisë dhe rritja e inflacionit, Qeveria zhvendos gjithë barrën e përgjegjësisë te qytetarët, duke krijuar kështu vetvetiu një mjedis shoqëror të mbijetesës së më të fortit. Ata që nuk kanë mundësi të izolojnë shtëpitë do të kenë një dimër të ftohtë, ndërsa ata që nuk mund të përballojnë çmimet do të kenë një sofër të varfër. Dhe kjo, për qeverinë Kurti është mese normale, madje natyrore! Qeveritë e vendeve tjera kanë kërkuar bashkëpunimin qytetar, por vetëm pas një sërë masash të ndërmarra për të lehtësuar përballimin e kostos së energjisë dhe të inflacionit. Nuk është roli i qeverisë për t’i shpjeguar situatat, por për t’i menaxhuar ato!”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.