‘Rolling Stones’ kërkon nga Trumpi që mos ta përdorë muzikën e tyre në fushatën e tij
29 qershor 2020
| 17:18
Presidenti amerikan Donald Trump akuzohet se ka përdorur në tubimet e tij këngë të grupit, pavarësisht mendimit kundër të Mick Jagger dhe pjesëtarëve të tjerë.
Grupi rok ‘Rolling Stones’ ka paralajmëruar se ekipi i tyre ligjor po punon me organizatën për të drejtat muzikore BMI për të ndërprerë përdorimin e materialeve në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit.
“Përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë një shkelje të të drejtës së autorit. Kështu grupi kërcënon me aksione ligjore dhe revoltohet me presidentin. Nëse Donald Trump nuk do ta dëgjojë këtë paralajmërim do të përballet me një padi ligjore për shkelje të embargos dhe riprodhim të paautorizuar të muzikës”, theksohet në reagimin e ‘Rolling Stones’.