Roma, 30 milionë dhe Dzekon për Icardin
26 korrik 2019
| 22:48
AS Roma ka ofruar 30 milionë euro dhe Edin Dzekon për ta bindur Interin që ta shesë sulmuesin Mauro Icardin.
“Giallorossët” janë të gatshëm t’i propozojnë sulmuesit argjentinas një pagë prej pesë milionë eurosh neto, por kjo duket të jetë e ulët pasi lojtari fiton afërsisht kaq tek Interi.
Oferta e Romës është e vështirë për t’u pranuar, pasi Interi dëshiron 80 milionë euro për Icardin.
/Epoka e re/