Roma, afër marrëveshjes me Ranierin

13 nëntor 2024 | 11:45

AS Roma është ende në kërkim të trajnerit të ri. Emri i ri, që tashmë duket një hap larg zyrtarizimit, është ai i Claudio Ranierit.

Trajneri i njohur italian vjen i pari në preferencat e Friedkins. Ranieri është nisur drejt Londrës (së bashku me agjentin Chiodi) për të takuar pronarët e Romës: në këtë pikë ai është kandidati i fortë për të marrë stolin verdhekuq, me Montellën dhe Mançinin që kanë humbur pozicione.

Ranieri është gati t’i thotë po Romës për aventurën e tij të tretë në stolin verdhekuq, pas eksperiencave të mëparshme, fillimisht midis viteve 2009 dhe 2011, dhe më pas në muajt e fundit të sezonit 2018/19. Në orët në vijim pritet që të vijë edhe njoftimi zyrtar i Romës në lidhje me trajnerin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e…