Roma bën gati ofertën për Ancelottin
04 shkurt 2025
| 17:16
Roma ka identifikuar Carlo Ancelottin si njeriun e duhur për të drejtuar skuadrën nga sezoni i ardhshëm.
Një zgjedhje shumë ambicioze që do të kishte përfshirë drejtpërdrejt pronarët e klubit italian, të cilët ndërhynë personalisht për të bindur trajnerin aktual të Realit që të rikthehej në kryeqytet.
Një lëvizje e shoqëruar mesa duket me një ofertë shumë të mirë. Si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo ekonomike. Një lloj “all-in” për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e trajnerit.
Një skenar që mund të intrigojë Carletton, gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh në Romë dhe vlerëson një rikthim të mundshëm, por edhe i vetëdijshëm për pozicionin e tij të privilegjuar te Real Madrid, një klub që vështirë të largohet.