Roma bën ofertë për Xhakën

30 qershor 2021 | 17:28

Roma thuhet se ka bërë një lëvizje për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, duke ofruar 12 milionë euro plus 3 milionë të tjera shtesë.

“Sky Sport Italia” raporton se Giallorossi ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me 28-vjeçarin dhe se mesfushori dëshiron të bashkohet me Jose Mourinho në “Olimpico”. Oferta nga La Lupa, sipas transmetuesit, ka një vlerë totale prej 15 milionë eurosh, me 12 milionë tani dhe 3 milionë të tjera në shtesa. Xhaka ka luajtur për Zvicrën në EURO 2020 këtë verë dhe dha sinjale se ai do të transferohet te Roma pas fitores kundër Francës.

“Sky Sport Italia” foli me lojtarin e Arsenalit pas ndeshjes dhe ai u pyet nëse mund ta jepte intervistën në gjuhën italiane dhe Xhaka u përgjigj: “Italiane? Ende jo. Është gjithmonë interesante të mësosh një gjuhë të re. Kam mësuar anglisht, pse jo italisht? Le të shohim se çfarë ndodh. Sot unë jam një lojtar i Arsenalit, do të vendos për të ardhmen time pas Euros”, ka shtuar Xhaka.

Mourinho ka bërë me dije se ai dëshiron Xhakan dhe “Sky” raporton se lojtari është shumë afër që të bashkohet me portugezin në Romë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli do ta përfaqësojnë sportin e…