Roma “blindon” Alisonin

16 prill 2018 | 12:08

Presidenti i AS Roma, James Pallotta menjëherë pas derbit të kryeqytetit italian ka folur për të ardhmen e portierit brazilian Alisson Becker. Ai i ka siguruar tifozët se portieri në fjalë nuk do të largohet nga “Olimpico”.

“Nuk e kuptoj përse vazhdoni të më pyesni në lidhje me të. Nuk kemi asnjë qëllim për të shitur Alison. Kur e morëm te Roma mendonim se ishte një portier i madh dhe mesa duket kishim të drejtë, nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet”, ka thënë Pallotta.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dmitri Trenin Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të…