Roma dhe Young Boys kualifikohen nga Grupi A
Roma u mposht nga CSKA Sofia me rezultat 3-1. Golat për nikoqirët i shënuan Rodrigues në minutën e 5’, Sowe në minutën e 34’ dhe 55’. Golin për ‘Giallorossët’ e shënoi Tomasso Milanese në minutën e 22’.
Roma kualifikohet nga vendi i parë, ndërsa befasia ishte në ndeshjen tjetër ndërmjet Young Boys dhe CFR Cluj.
Young Boys po qëndronin në vendin e dytë, dhe dukej se kualifikimi në fazën tjetër ishte i sigurt për ta, por rumunët nuk u dorëzuan dhe bënë befasinë.
Goli i vetëm për mysafirët u shënua në minutën e 85’ nga Gabriel Debeljuh. Kur u duk se gjithçka mbaroi, ekipi nga Zvicrra siguroi një penalti në minutën e 94′, të cilën e ekzekutoi Jean Pierre Nsame për rezultatin 1-1.
Loja nuk mbaroi me kaq, pasi që në minutën 97′, Young Boys dolën në avantazh dhe vulosën fitoren bashkë me kualifikimin tutje, golin e shënoi Gianluca Gaudino. Tani, në Grupin A, Roma dhe Young Boys avancojnë tutje.