
Roma dy javë pa Underin
23 janar 2019
| 13:02
Sulmuesi i AS Roma, Cengiz Under është lënduar dhe do të qëndron jashtë fushave të lojës të paktën për dy javë.
21-vjeçari u dëmtua në fillim të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Torinos. Analizat e para konfirmuan se turku duhet të qëndrojë pushim për dy javë, duke humbur ndeshjet me Atalantën, Milanin dhe Fiorentinën.