Roma e dëshiron Chiesan, Juve i ofron kontratë të re

07 maj 2024 | 16:40

Juventusi është gati t’i ofrojë Federico Chiesas një kontratë të re, të paktën deri në 2026, ndërkohë kontrata e tij aktuale skadon më 2025, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Kjo më shumë shihet si një lëvizje për të mos e humbur me parametra zero në përfundim të sezonit të ri. Chiesa ka pasur gjithnjë admirues, mbi të gjitha jashtë Serisë A por, së fundmi, sipas mediumit në fjalë, interesim për të ka shfaqur edhe Roma. Daniele De Rossi është një admirues i zjarrtë i Chiesas, e pëlqente shumë edhe përpara se sulmuesi të dhuronte atë paraqitje në kryeqytet.

Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, është e vështirë që Juve të lë të lirë një nga sulmuesit më të mirë italian të brezit të tij, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i “Zonjës së Vjetët” sezonin e ri, për këtë arsye po nxitojnë për t’i ofruar një kontratë të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë pas lindjes së fëmijës një grua është larguar…