Roma e josh Higuainin me shiritin e kapitenit
AS Roma vazhdon të mos heq dorë nga transferimi i Gonzalo Higuait. Sulmuesi argjentinas është pjesë e Juventusit deri në vitin 2021. Qëndrimi te bardhezinjtë do të thotë qëndrim në stol dhe Roma po tenton të përfitojë nga kjo situatë.
“Verdhekuqtë” kërkojnë ta marrin “Pipitën” në formë huazimi me të drejtë blerje, por me një kusht: ai duhet të ulë rrogën nga 6.5 në 4.5 milionë euro në sezon. Juventusi është gati të thjeshtësojë largimin e sulmuesit, ndërsa drejtuesit e Romës po mendojnë edhe diçka tjetër.
Ata janë gati t’i ofrojnë 31-vjeçarit shiritin e kapitenit. Largimi i De Rossit bën që shiriti t’i kalojë Alesandro Florenzit, por edhe ky është me valixhe gati. Në një situatë të tillë, Higuain do të ishte kapiteni perfekt i ekipit të Romës.