Roma e mposhti bindshëm Brescian
24 nëntor 2019
| 17:03
AS Roma ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke shënua fitore prej 3 me 0 në shtëpi ndaj Brescias.
Vendasit nuk arritën të gjejnë rrugën e golit në pjesën e parë, dhe të gjitha golat i shënuan në të dytën. Ishte Smalling ai që shënoi golin e parë në minutën e 49 pas asistimit nga Pellegrini.
Derisa golin e dytë e shënoi Mancini në minutën e 57. Për të asistoi Smallingu. Listës së golashënuesve iu bashkua edhe sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, i cili realizoi në minutën e 66 të ndeshjes. Me këtë fitore Roma arrin në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e katërt. Derisa Brescia në vendin e fundit ka vetëm shtatë pikë pas 12 ndeshjeve.