Roma e mposhti Torinon
19 gusht 2018
| 20:21
AS Roma ka shënuar një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme në ndeshjen ndaj Torinos (0-1).
Sulmuesi Edin Dzeko e mposhti dy minuta para fundit portierin vendas, Sirigu. Në këtë mënyrë skuadra nga kryeqyteti italian ashtu sikurse Juventusi dhe Napoli e nis me fitore kampionatin e ri në Seria A.
/Epoka e re/