Roma e shtet Alissonin për 100 milionë euro
10 maj 2018
| 16:39
AS Roma refuzon të shesë portierin Alisson për më pak se 100 milionë euro. Braziliani është përfolur për një transferim te Liverpooli, pasi pëlqehet nga trajneri Jurgen Klopp.
Por Roma është e vendosur për ta mbajtur 25-vjeçarin, i cili ka bërë një sezon të madh në kryeqytetin italian këtë sezon.
Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv Monchi nuk do të pranonte asnjë shumë poshtë 100 milionë eurove për portierin brazilian.