Roma e zyrtarizon Llorenten

31 janar 2023 | 20:51

AS Roma ka kompletuar transferimin e Diego Llorentes nga Leeds Unitedi.

Klubi italian bëri të ditur se marrëveshja fillestare është për huazimin e spanjollit deri në fund të sezonit.

Si pjesë e marrëveshjes, Roma ka opsionin për ta bërë të përhershëm transferimin e tij në verë.

Qendërmbrojtësi spanjoll luajti 59 ndeshje me Leedsin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola. Ai numëron edhe 10 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës. Ndryshe, 29-vjeçari me Leeds Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 26-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu…