Roma emëron lojtarët për Ligën e Kampionëve

01 shkurt 2018 | 21:31

Roma ka emëruar skaudrën për fazëne e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, me transferimin e ri Jonathan Silva që nuk është përfshirë.

Giallorossi emëroi 23 futbollistë për fazën e grupeve, por tani janë me dy lojtarë më pak për shkak të largimeve nga Nura dhe Hector Moreno, transmeton Koha.net.

Emerson Palmieri, që u bashkua me Chelsean, nuk ishte i përfshirë më parë në skuadër, dhe gjithashtu nuk është i përfshirë zëvendësuesi i tij, Silva pasi kishte luajtur me Sportingun në fazën e grupeve, shkruan Football Italia.

Skuadra e Romës është kjo: Alisson, Bruno Peres, Defrel, De Rossi, Dzeko, El Shaarawy, Fazio, Florenzi, Gonalons, Karsdorp, Kolarov, Manolas, Nainggolan, Juan Jesus, Perotti, Pellegrini, Gerson, Schick, Skorupski, Strootman, Under.

Skuadra e Di Francescos do të përballet me Shakhtar Donetskut në 1/16 të finales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teknologjia po bën hapa të mëdhenjë dhe çdo ditë ballafaqohemi…