Roma është favorite për Conten

29 prill 2019 | 15:44

Tri skuadrat e famshme italiane Roma, Interi dhe Milani kanë shfaqur interesim për angazhimin e trajnerit Antonio Conte.

Strategu italian ka drejtuar Juventusin në të kaluarën, kurse tash është i papunë. Mediet në Itali e favorizojnë skuadrën e Romës në lidhje me angazhimin e Contes në detyrën e trajnerit.

49-vjeçari e ka drejtuar edhe Chelsean, Arezzon, Atalantën, Sienën, Barin si dhe Kombëtaren e Italisë.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica prej nesh kanë dëgjuar informacione rreth jetës së Kleopatrës,…