Roma është mbytur në borxhe, shkak Covid-19
15 maj 2020
| 21:20
Bordi i Drejtorëve të klubit të Romës ka miratuar raportin financiar të vitit 2020 dhe borxhi i klubit tashmë ka arritur në shifrën 278.5 milionë euro.
57.9 milionë euro i janë shtuar faturës së borxhit që nga fillimi i sezonit 2019/20 e deri në datë 31 mars kur dhe u bë analiza financiare, gjë e cila ka bërë që të kërkohet një tjetër takim me aksionerët e klubit në 26 qershor, sipas “Tuttomercato”.
Ky borxh u rrit kryesisht përshkak të përhapjes së pandemisë koronavirus që solli pezullimin e futbollit dhe rrjedhimisht rënien e të ardhurave.
Humbjet kryesore vijnë nga mosshitja e biletave për ndeshjet e sezonit, humbja e të drejtave televizive apo dhe mosfunksionimi i aktiviteteve tregtare që lidhen me klubin apo stadiumin.