Roma fiton garën për Dybalan
18 korrik 2022
| 13:32
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala e ka pranuar ofertën e Romës dhe po përgatitet të vihet në dispozicion të Jose Mourinhos për sezonin e ardhshëm. Goditje e madhe nga klubi kryeqytetas, i cili siguron një lojtar të nivelit më të lartë falas.
Kërkesat financiare të futbollistit janë plotësuar në bazë të një kontrate 3-vjeçare, që përfshin një pjesë fikse dhe bonuse. Të dyja bashkë arrijë në 6 milionë euro në sezon. Jose Mourinho kësisoj mposhti konkurrencën e Napolit dhe Interit në garë për sulmuesin që ishte pjesë e Juventusit.