Roma fiton me përmbysje ndaj Udineses

26 janar 2025 | 17:16

Roma ka shënuar fitore ndaj Udineses si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të të Serie A. Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në fazën defensive.

Në minutën e 38-të, Sandi Lovriq asistoi te Lorenzo Lucca i cili shënoi për 1-0.

Roma shënoi me Artem Dovbyk, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. Me të filluar pjesa e dytë, Roma fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Lorenzo Pellegrini, që shënoi për 1-1.

Në minutën e 64-të, Roma sërish fitoi penallti, ku kësaj radhe Dovbyk ishte i saktë për të shënuar për 2-1.

Deri në fund, Roma menaxhoi rezultatin, duke marr një fitore të madhe si mysafir pas një kohe të gjatë, që e ngjitë në vendin e nëntë me 30 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një tubim zgjedhor me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të…